Në ndeshjen e djeshme Poloni-Zvicër, Granit Xhaka ishte i vetmi që nuk shënoi penalltinë duke bërë që kombëtarja helvete të largohet nga Euro 2016.
Tejet i mërzitur, Xhaka në fund të ndeshjes vrapoi menjëherë tek e dashura e tij që rrinte pranë të atit në stolat e stadiumit.
Blerja më e re e Arsenalit e pa si personin e vetëm ku mund të gjente ngushëllim për momentin.
Ajo i dhuroi një përqafim të fortë lojtarit me origjinë shqiptare.
















