Shoferi i autobuzit që shkaktoi aksidentin tragjik dje në Krujë ka mbetur në burg. Skender Jonuzaj u la në burg nga Gjykata e Apelit, Tiranë, ku kishte kërkuar heqje arrestit. Ndërkohë që ka shkuar në 4 bilanci i viktimave të pelegrinëve ortodoksë, autobusi i të cilëve u dogj pak javë më parë në Krujë. 70-vjeçarja Lina Hajdini nuk ka mundur t’u shpëtoj djegieve të pësuara dhe ka ndërruar jetë në një klinikë në Athinë, ku po trajtohej prej javësh.











