Kompania kreative nga Tetova ‘Kubiks’ i ka kushtuar Kombëtares shqiptare një film të animuar.
Klipi zgjat 4 minuta dhe tregohet historiku i kombëtares që nga themelimi më 6 qershor 1930 e deri në kthimin e Kombëtares Shqiptare në Shqipëri nga eliminimi në Kampionatin Evropian Euro 2016.
Interesante është edhe pjesa e incidentit të Kombëtares në lojën me Serbinë, më 14 Tetor, në vitin 2014.











