Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme ku një fëmijë është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë në aksin rrugor Turizem – Kanali i Cukes. Sipas policisë fëmija ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë goditje në kokë. Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.












