Pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian kanë nisur lëvizjet për organizimin e referendumeve edhe në vende të tjera.
Së fundi raportohet se në Holandë janë mbledhur on-line 56 mijë firma për daljen e vendit nga BE.
Peticioni u dorëzua në parlament dhe pritet të shqyrtohet.
Organizatorët e këtij peticioni thonë se me ardhjen e euros ekonomia e vendit u përkeqësua. Brukseli ka frikë për referendume të tilla edhe në Spanjë e Francë. Te kjo e fundit Fronti Nacional i Le Pene është fuqizuar ndjeshëm.












