Foto ilustruese
Po drejtonte një mercedes Benz Sprinter por në një rrugë fshati kur ka shtypyr një banor nga Korca i cili po ecte në rrugë.
Policia e Korcës ka bërë të ditur se në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, shtetasi Edion G, rreth 38 vjeç, banues në fshatin Barç- Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz Sprinter” me targë AA319CA, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin P.T, banues në lagjen nr 10, Korçë.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar nga forcat e Policisë. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











