Reforma në Drejtësi u fut sot në kalendarin e Kuvendit nga Konferenca e Kryetareve edhe pas kundërshtimit të opozitës e cila kërkon që në fillim të arrihet konsensusi dhe më pas të kalohet në Parlament.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, pak para nisjes së seancës plenare në Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit Meta tha se 7 projektligjet e mbetur pa konsensus do të votohen në fund të seancës së sotme plenare.
Futja e reformës në kalendar ishte projektuar qysh herët nga mazhoranca por u zbulua vetëm pas ambasadori amerikan publikoi datën e votimit.
Parlamenti ka edhe tri javë për të përmbyllur sesonin












