Një turiste e huaj ka pësuar aksident sot në plazhin e Durrësit në zonën e quajtur “Mali i Robit”.
Mendohet se turistja është nga Polonia dhe dëmtimi i saj ka ndodhur në det.
Një copë hekur i është ngulur në këmbë duke tmerruar polaken e cila fillimisht ka menduar për ndonjë kafshim.
Ambulanca e ka transportuar atë për në spitalin Durrësit.
“Joq” ka publikuar foton dhe një mesazh të një dëshmitari.












