• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fotoja me Obamën mendësia e Rarmës, i cili me paratë e krimit mund të blejë gjithçka

admin by admin
1 July, 2016
in Politika
0
Fotoja me Obamën mendësia e Rarmës, i cili me paratë e krimit mund të blejë gjithçka
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka denoncuar aferën më të fundit korruptive të Edi Ramës, me blerjen e një fotoje me 80 mijë dollarë, me Presidentin amerikan Eid Rama.
Duke e etiketuar mendësi të kreyminsitrit, blerjen e gjithçkaje me paratë e krimit, Basha i ka bërë apel prokurorisë shqiptare të hetojë këtë aferë të pastër korruptive.
“Paratë e korrupsionit dhe të krimit janë në themel të krimit të djeshëm dhe të sotshëm të Edi Ramës.
Hetimet publike nga departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se Eid Rama qëndron pas një krimi federal, për darovitjen e 80 mijë dollarëve amerikanë në fushatën e Presidentit Barack Obama.
80 mijë dollarë pagoi Edi Rama për një foto për një mashtrim për ti hedhur hi syve shqiptarëve.
Ndërkohë, në rrugën e tij për të marrë pushtetin, nuk ngurroi të thërrasë nën armë kriminelë.
Ky krim federal tregon se Edi Rama e nisi e vazhdoi me krimin rrugën e pushtetit. I nxori nga çdo vrimë, kriminelë e trafikant dhe i bëri deputetë, kryetarë bashkie e drejtorë.
Ajo foto tregon mendësinë e Edi armës, sipas të cilit me paratë e krimit mund të blihet gjithçka.
Kjo është drejtësia që do Edi Rama..
Por i ka bërë llogaritë gabim.
Drejtësia në SHBA nuk blihet dhe nuk shantazhohet.
Prokuroria shqiptare të nisë menjëherë hetimet për këtë rast të pastër korrupsioni.
Ku i gjeti 80 mijë dollarë Edi Rama, cili është burimi i tyre, çfarë ka dhënë në këmbim të tyre Edi Rama”, u shpreh midis të tjerave Basha.

 

Deklaratë e plotë për mediat e Kryetarit të Partisë Demokratikë Lulzim Basha

“Rama, 80 mijë dollarë në mënyrë të paligjshme për një foto me Obamën, prokuroria të hetojë”


lulzim basha, deklarate pdParatë e korrupsionit dhe krimit qëndrojnë në themel të pushtetit të djeshëm dhe të sotëm të Edi Ramës.
Ky fakt tronditës për çdo vend demokratik të botës i njohur fare mirë në sytë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve tashmë u faktua para partnerëve ndërkombëtarë dhe botës mbarë.
Hetimet e bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe mediat prestigjioze ndërkombëtare tregojnë se Edi Rama qëndron pas një krimi të rëndë federal të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dorovitës i 80 mijë dollarëve të dhëna në një mbledhje fondesh për presidentin Barack Obama. Një akt i ndaluar nga ligji amerikan, që rreptësisht përjashton futjen e parave në fushatë nga një burim i huaj.
“Departamenti Amerikan i Drejtësisë bën të ditur se një shtetas shqiptaro-amerikan kishte marre 80 mijë dollarë nga një burim i huaj duke e ditur se ai do t’i derdhte ato para në fushatën elektorale…. Ai kishte shkuar në San Francisko në përpjekje për të siguruar një hyrje në një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj,që është Edi Rama, të cilit i ishte ndaluar hyrja, por të cilit iu mundësua një foto me Presidentin,”- thuhet në deklaratën zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
80 mijë dollarë ka paguar Edi Rama për një foto.
80 mijë dollarë për një mashtrim.
80 mijë dollarë për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve.
Në rrugën e tij drejt marrjes së pushtetit Edi Rama nuk u ndal para asgjëje, nuk ngurroi të thërrasë nën armë gjithfarë kriminelësh, e nuk kurseu askënd me gënjeshtrat e me mashtrimet e tij, madje as partnerin tonë strategjik, SHBA.
Ky krim i rëndë federal i porositur dhe i paguar nga Edi Rama, tregon edhe një herë se si e nisi rrugën drejt pushtetit.
E nisi me krim, e vazhdoi me krim dhe sot sundon me krimin.
E veshi krimin me pushtet dhe pushtetin me krim.
E mbushi parlamentin me vrasës, me banditë, me trafikantë droge e me tutorë prostitucioni.
I nxori nga çdo vrimë ku ishin fshehur përdhunues, trafikantë dhe kriminelë dhe i bëri kryetar bashkish, drejtorë dhe shefa zyrash.
Por nuk mjaftoi kjo. Me një mendësi kriminale, në një shtet ku ligji dhe drejtësia nuk blihen as shantazhohen, ai guxoi të shkelë ligjet e SHBA-ve, të mashtrojë ekipin e presidentit Obama për një foto-mashtrim.
Ajo foto tregon shumë, tregon qartë mendësinë e Edi Ramës, për të cilin me paratë e pista të krimit dhe të korrupsionit blihet gjithçka, qëndrohet mbi ligjin dhe mbi drejtësinë.
Kjo foto është në të njëjtën kohë prova se në  SHBA drejtësia nuk mund të kapet nga Edi Rama, as të blihet e të shantazhohet nga ai.
Drejtësia atje është drejtësia që nuk do Edi Rama.
Drejtësia që do Edi Rama është drejtësia që shantazhohet prej tij si në rastin e skandalit, megaskandalit të përgjimeve ku sulmon gjyqtarët duke i quajtur “killer”.
Gjyqtarët që dëshiron Edi Rama janë të prerjes  së zonjës Sadushi, bashkëshortes së ekspertit të Ramës e cila ktheu dje në detyrë dhe dy të fundit të krimit të tmerrshëm shtetëror të përgjimit të paligjshëm.
Drejtësia që do Edi Rama është drejtësia që shantazhohet dhe gjunjëzohet për të mos hetuar lidhjet e Tahirit me krimit, të Beqajt me korrupsionin, të Ahmetajt me pazarin e pasurive publike, të Gjiknurit me aferën CEZ, e kështu me radhë.
Në fund të fundit, drejtësia që do Edi Rama i ngjan asaj drejtësie që përfytyron e dëshiron çdo i kapur në krime e korrupsion, pra një drejtësi të njëjtë me të, ortak me të, të kapur në krim e korrupsion.
Por i ka bërë llogaritë gabim. Drejtësia në SHBA nuk shantazhohet, nuk blihet sado para të kesh mbledhur nga krimi dhe korrupsioni.
Unë sot dua t’i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorisë shqiptare që paralel me hetimet që po kryen FBI, të nisë menjëherë hetimet brenda juridiksionit shqiptar dhe sipas ligjit shqiptar për këtë rast të pastër të korrupsionit politik.
Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohe kur kishte deklaruar një pasuri prej 3 mijë eurosh?
Apo janë para ryshfeti e korrupsion?
Cili është burimi i tyre?
Çfarë ka marrë në këmbim të këtyre parave sponsorizuesit?
Sot, çdo shqiptar por dhe partneri ynë strategjik SHBA duhet ta dinë të vërtetën e këtij krimi të shëmtuar dhe të njohin kështu pa maskë, pa maskën që përdor me propagandën e tij Edi Rama.
Ai duhet e do të japë llogari për rolin dhe përgjegjësitë e tij lidhur me këtë krim për të cilin sot drejtësia e SHBA-ve përgatitet të dënojë dorasin, por jo porositësin dhe përfituesin. Sepse kjo e fundit është detyrë e drejtësisë shqiptare, është detyrë e votuesve shqiptarë.

Previous Post

Bëja këto tri gjëra në shtrat dhe kyçja zemrën atij!

Next Post

LSI kryqëzon policin: Grabitja në Rinas, papërgjegjshmëri

admin

admin

Next Post
LSI kryqëzon policin: Grabitja në Rinas, papërgjegjshmëri

LSI kryqëzon policin: Grabitja në Rinas, papërgjegjshmëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.