“ABC News” i ka kushtuar një kronikë bustit të kandidates për presidente të SHBA në Sarandë.
Por nuk ishte kjo që u përfol më shumë, por prezantuesja e njohur shqiptare e televizionit “Zjarr TV”, Greta Hoxhaj e cila gjatë kronikës për bustin e Clinton shfaqet gjysmë e zhveshur duke ekspozuar gjoksin.
Në videon e postuar në YouTube, shihet se si prezantuesi i lajmeve të “ABC News” mbetet gojëhapur në momentin që shfaqet në kronikë bukuroshja e “Zjarr TV”, për të cilën nuk heziton të flasë.











