Një 80 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat – Poliçan ne lagjen Uznovëe.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes ku Vezire Ozuni po kalonte rrugën për të shkuar në shpi ka përfunduar në kanal nga goditja e makinës.
E aksidentuara 80-vjeçare menjëherë është transportuar për në spitalin rajonal të Beratit ku ka humbur jetën .
Në vendngjarje mbërriti policia e cila kreu hetimet për shkaqet e aksidentit.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici.











