Më nuk ka nevojë që të jemi krijues profesionistë të videove për të kapur pamje mahnitëse të vendeve të mrekullueshme të botës. E gjitha çfarë na duhet sot është një dron, dhe pjesën tjetër të punës e bën ai.
Pamje mahnitëse të ujëvarave spektakolare janë kapur nga një turist duke përdorur dronin. Në pamjet e kapura tregohet se sa lehtë mund të kapësh pamje në kualitet të lartë përmes dronit. Droni shkon sipër ujëvarave duke krijuar një video mahnitëse e cila tregon bukurinë e natyrës atje.











