Partia Bashkimi për të Drejtat Njeriut zhvilloi sot kongresin, në kuadër të ristrukturimin dhe riorganizimit të saj në mbare territorin.
Në këtë Kongres, ku folën edhe kryeministri Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Paloka, u paraqit edhe programi i ri i Partisë.
Në fund delegatët u ftuan të rikonfirmojnë mandatin e kryetarit aktual Vangjel Dule. Nga 382 delegatë me të drejtë vote të regjistruar, votuan 345 prej tyre; 322 votuan pro rikonfirmimit të Kryetarit aktual, 8 vota kundër dhe 15 abstenime.











