Trupi i një të mbyturi është gjetur sot në Tiranë.
Burime të policisë Vendore, bëjnë të ditur se, rreth orës 07:10, te kodrat e liqenit artificial, në një largësi rreth 100 m nga bregu, është gjendur një shtetas i mbytur, i seksit mashkull rreth 60 vjeç.
Në vendin e ngjarjes policia dhe polumbarët po punonin për nxjerrjen e trupit të viktimës.











