Policia qipriote ka dalë në përfundimin se shqiptarin tjetër atentator të biznesmenit qipriot, Fano Kalopsidiotis, Jani Vogli e ka vrarë Aleks Burreli.
Javën që shkoi kishte dyshime të forta për këtë pistë, por ato janë konfirmuar dje nga testet balistike.
Kështu, sipas tyre, në skenën e krimit janë përdorur vetëm dy armë. Plumbat që ka marrë Vogli në trup korrespondojnë me armën kallashnikov të gjetur në makinën e braktisur të atentatorëve.
Polici që u iu kundërpërgjigj sulmit ka qëlluar me pistoletë, por asnjë plumb nuk e ka kapur atë. Katër persona janë tashmë në burg për ndihmë ndaj atentatorëve shqiptar.
Një prej tyre është edhe truproja serb i biznesmenit, që dyshohet se ka ndihmuar atentatorët për vrasjen e shefit të tij.












