• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Rrëfehet Anissa Markarian: Ditën që mësova se si ia kishte kërkuar dorën im atë sime mëje, kuptova pse …!

admin by admin
4 July, 2016
in Kulture
0
FOTO/ Rrëfehet Anissa Markarian: Ditën që mësova se si ia kishte kërkuar dorën im atë sime mëje, kuptova pse …!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorja e njohur Anissa Markarian me baba armen, ka rrëfyer në profilin e saj në “Facebook” historinë e prindërve, jetën e vështirë dhe paragjykimet për prejardhjen.
Në rrëfimin e saj, Markarian tregon se si prindërit e saj e lindën në moshat 64 dhe 41 vjeç. Ajo rrëfen çastet e para të jetës, vështirësitë e fundviteve ’60 dhe peripecitë e prindërve të saj.
Sipas Markarian, “Ditën që mësova se si ia kishte kërkuar dorën im atë sime mëje, kuptova pse nuk kisha as më të voglin shans të isha ‘normale’”.

Rrëfimi i plotë i Anissa Amrkarian

Kur linda unë, im atë ishte 64 vjeç e ime më 41. Isha fëmija i tyre i parë; im vëlla do të vinte në jetë 4 vjet pas meje.
Në një foto bardhë e zi të fundvitit 1961, prindërit e mi pozojnë të shtrënguar pas njëri-tjetrit në rërën e lagësht përpara hotel “Adriatik”-ut. Jam edhe unë aty… Në brendësinë e ngrohtë të sime mëje, duke shijuar (në mënyrë fiziologjikisht të pandërgjegjshme), të vetmen periudhë të jetës sime në të cilën bota më projektohej uniformisht njëngjyrëshe: e kaltër. (Ndoshta sepse isha ngjizur në Durrës, pranë detit?!)
anissa markarian, me prinderitNuk kisha dëgjuar akoma prapa veshit pëshpëritjet keqdashëse “sa të moshuar i ka prindërit”; nuk kisha kryqëzuar ende vështrimet e çoroditur të atyre që me hamendje më merrnin për mbesën e prindërve të mi; nuk ma kishin tejpërshkuar zemrën shigjetat e helmuara të “specialistëve” që hapnin fjalën se isha fëmijë i adoptuar. (Fekondimi artificial duhej të ishte në ato vite një ide edhe më utopike se sa zbarkimi i marsianëve te Currilat.) Ç’ishte më e keqja, nuk shqiptoja dot as edhe një rrokje, që të mund t’u përgjigjesha: “O NJERËZ, MOS MA QANI HALLIN!”.
Atë verë të vitit 1962, fakti që një burrë i shkurtër, pothuaj krejt i shogët (më i bukuri mbi dhé!) e një mesogrua (më fatlumja e botës!) ishin bërë prindër për herë të parë, duhej të ishte ndër “ngjarjet” më të përfolura në Tiranë.

– E morët vesh lajmin? Doktor Markarian u bë baba!
– Ouu?! Kam frikë se po ngatërrohesh. U bë gjysh, deshe të thuash.
– Jo, mi jo! I lindi e shoqja vajzë.
– Ashtuuu?!! Po mirë ai, se burrat nuk janë kurrë të vjetër për atë “punë”, po… ajo?! Si paska mundur të mbetet shtatzënë në moshën që ka?!
– Hë, pra! Atë them dhe unë. Kushedi ç’marifet do të kenë përdorur…
– E ç’u duhej fëmija në këtë moshë?! Apo, që ta lënë jetim?
– Thua do të jetë sakllam ajo vajzë?!
– Edhe në qoftë, do ta ketë të pamundur të rritet normale.
– E shkreta gocë… S‘do mund të jetojë normalisht me prindër aq të moshuar…

Ju kishit të drejtë, për folësa anonimë. Asgjë nuk ka qënë “normale” në jetën time.
Dhe aq më mirë!
Normalitetin e kam quajtur gjithnjë një status sa të pa lakmuar aq edhe të pamjaftueshëm. Të mërzitshëm, bile. Pothuaj të rrezikshëm! Sepse të mpin shqisat, të ndrydh iniciativën, të fyen krenarinë, të ç’vesh petkun e veçantisë, të zhyt në rëndomtësinë e pabujë, të vjedh të jashtëzakonshmen… (Ndërkohë që fati sapo më kishte dhuruar “anomalinë” e parë shkëlqimtare: dy prindër “të moshuar”.)
Alergjia ime ndaj normalitetit do ta ketë marrë zanafillën që në ditët e para pas lindjes. Pa e kuptuar, pa e kërkuar. Ndërsa më shëtitnin rrugëve të Tiranës me karrocën e blerë te “Valuta” që, nga forma dhe përmasat, i përngjante një krevati fëmijësh me rrota. (Do të vazhdoja të përfitoja nga bollëku i gjerësisë së saj edhe pas lindjes së tim vëllai; prindërit më lejonin të ulesha në këmbët e tij, me këmbët e mia të varura jashtë karrocës.)
Jo, nuk isha e prerë për një jetë “normale”. Dhe aq më mirë!
Im atë nuk guxoi të më puthë në faqe gjer sa u bëra 1 vjeç, me frikën se mund të më lëndonte lëkurën foshnjore me buzët e tij të rrudhura. Vetëm më merrte erë në gushë, më përkëdhelte flokët, më puthte gishtat e duarve dhe të këmbëve. Dhe më fliste… Në armenisht. Mbrëmjeve më këndonte ninullat e fëmijërisë së tij, me të cilat kishte vënë në gjumë edhe motrat e vëllanë e vogël. Më në fund, mrekullisht, fati i kishte dhënë lumturinë t‘ia këndonte bijës së vet; do t’ia këndonte edhe të birit, 4 vjet më pas.
anissa markarian, e vogelUnë e im vëlla jemi fryt i dashurisë së një burri të pjekur e të një vajze flokëthinjur, që e kryen gjer në fund misionin e tyre mbi tokë. Pa bërë llogari me moshën, pa iu përvjedhur përgjegjësive, pa iu trembur nofkës poshtëruese “prindër-gjyshër”.
Oh, si kam qarë ditën kur im atë më tërhoqi mënjanë për të më thënë, si i zënë në faj: “më mirë të mos vij në mbledhjen e prindërve, sepse s’dua të të vë në siklet përpara shoqeve e shokëve të klasës, që i kanë baballarët të rinj”.
O babi im i bukur, të vunë përfund normalët?! Ç’fat, që u rrita ndryshe nga “ata”…
Në familjen time nuk përgojoheshin të tjerët, nuk thuheshin kurrë fjalë të pista (të më falin ithtarët e fjalorit “rebel”), nuk shpërdorohej koha, nuk ngrihej kurrë zëri (im atë dëgjonte më mirë kur flisnim me zë të ulët), nuk kurseheshin shprehjet: “të dua, ju dua, jeni thesari i jetës sime…” (Ngushëllimi i vetëm kur humba prindërit ka qenë pikërisht mospasja e pengut brenda vetes se nuk kisha mundur t’u thoja sa i doja.)
Në shtëpinë tonë, historia e botës rrëfehej nga dëshmitarë të drejtpërdrejtë; dëgjohej çdo natë BBC-ja; mësohej respekti për tjetrin si të ishte leximi i abetares; na jepej shembulli që mund të dashuroje e të ishe i lumtur në çfarëdolloj moshe; edukoheshim me detyrën e ndershmërisë e të besnikërisë; betoheshim të mos qëndronim indiferentë ndaj padrejtësisë e dhunës, emocionoheshim pa hile.
Shpirti artist i sime mëje dhe romantizmi djaloshar i tim eti, ishin universiteti ynë i emocioneve…
“Qyqja!” – deklamonte ime më, dhjetëra herë në ditë, për të na lajmëruar një emocion të ri. Kurdoherë e sidoqoftë: “qyqja!”. Aq sa, po të mos e kishe përballë e t‘i shihje shprehjen e fytyrës, nuk kuptoje nëse lajmëronte harenë, apo mynxyrën. “Qyqja!” – për të thënë “uaauu!!” ose “oboboo!!”. “Qyqja!” – kur sapo kishte pikasur manushaqen e parë në oborr. “Qyqja!” – kur sapo kishte parë njollën e parë në tavanin që pikonte. Unë e im vëlla, me zemër të ngrirë, linim çdo gjë që kishim në dorë e vraponim t’i shkonim pranë. Gjer ditën kur vendosëm t’i kërkonim të nuanconte klithmën. Por, meqenëse ishte artiste e vërtetë, nuk e ndryshoi kurrë. Dhe me “qyqja!” i rriti edhe fëmijët e mi të cilët, në pamundësi për të drejtshqiptuar emocionin artistik, i mbanin ison me një theks të çuditshëm, armeno-francez: “kukja, nana!”
Krejt e kundërta e tim eti, që emocionet i shprehte fort, por butë. Fjalët i përzgjidhte ëmbëlsisht e intelektualisht; i pështillte me një romantizëm të dalë mode e t’i bënte dhuratë me atë zërin e ngrohtë, të sjellshëm, të gjithëditur…
– Zonjusha Mima, shihemi tek lulishtja “Skandërbeg” pas 10 minutash? – ftesa e tim eti në telefon, asaj që do të bëhej, 3 muaj më vonë, zonja Markarian.
Im atë punonte në Klinikën Qëndrore Dentare, ime më në Ministrinë e Ndërtimit. Dy nga godinat rrotull sheshit “Skënderbej”, në njërin skaj e tjetrin të një vije diagonale që kalonte, pashmangshmërisht, përmes lulishtes më simbolike të Tiranës. Lulishtja me shkallinat që të zbritnin buzë një shatërvani të thjeshtë e të paqtë, rrethuar me pisha kryelarta e gjelbërim të përkujdesur.

– Ulemi në këtë stolin këtu?
– Po, shumë mirë.
– Zonjusha Mima, a pranoni të bëheni gruaja ime?
– …
– Nuk e dëgjova përgjigjen.
– …
– Ju shqetëson mosha ime e madhe?! Keni të drejtë, nuk janë pak 23 vjet diferencë…
– Jo… Diferenca e moshës nuk më shqetëson fare.
– Çfarë, atëherë?
– …

(O mam‘, fol, mos e torturo babin! – do t’i kisha thirrur, ndonëse ende e pangjizur.)
Im atë ia mori dorën e majtë në të tijat. Mbështeti faqen e tij në pëllëmbën e saj, që kishte filluar të dridhej… Ia përkëdheli, ia qetësoi, ia ëmbëlsoi. Ia puthi gjatë, thellë, ndershmërisht. Pastaj, u përkul e këputi një fije bari.

– Hokis (shpirt – në armenisht), e kuptova që përgjigja nuk është “jo”, sepse do të ma kishit dhënë në çast. Qenka një “po” e brishtë. Si kjo fije bari… – dhe ia lidhi fjongo rreth gishtit të katërt.
– …
– Në qoftë se s‘ua thotë zemra, këputeni fijen e barit. S‘do të më mbetet hatri… Por, po pranuat të bëheni nusja ime, këtë fije bari do ta shndërroj në një unazë floriri, që të mos këputet kurrë!

***
Ditën që mësova se si ia kishte kërkuar dorën im atë sime mëje, kuptova pse nuk kisha as më të voglin shans të isha “normale”.
Dhe aq më mirë!!

A. M.© Tiranë, 4 korrik 2016.

Previous Post

Vrasja e biznesmenit në Qipro, policia: Aleks Burreli vrau edhe Jani Voglin

Next Post

DEBATET/ Grabitja në Rinas, PD e LSI: Siguria në aeroport zero! PS: Policia nuk ka faj!

admin

admin

Next Post
DEBATET/ Grabitja në Rinas, PD e LSI: Siguria në aeroport zero! PS: Policia nuk ka faj!

DEBATET/ Grabitja në Rinas, PD e LSI: Siguria në aeroport zero! PS: Policia nuk ka faj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.