E dashura e futbollistit Graciano Pelle ka reaguar mjaft ashpër ndaj tij, pasi ai humbi penalltinë në ndeshjen me Gjermaninë. Vigi Varga ishte në stadium në përballjen mes Italisë dhe Gjermanisë duke përjetuar emocionet e hidhura të humbjes.

Ajo nuk e ka pritur aspak mirë penalltinë e humbur pasi është filmuar teksa flet me një person ngjitur me të dhe i thotë se e parandiente se i dashuri i saj do ta humbte penalltinë. “E dija që do ta humbte idioti”, ka thënë Viki e mërzitur që Italia humbi shansin e artë të kualifikimit të mëtejshëm në Euro 2016.











