Një 13 vjeçare nga qyteti i Sarandës rezulton prej 24 orësh e zhdukur. E ëma e vajzës, shtetasja me inicialet F.Q, 45 vjeçe ka bërë kallëzimin në policinë e qytetit pas zhdukjes së të bijës me inicialet L.Q.
Vajza mësohet se që prej ditës së djeshme ajo nuk është kthyer në shtëpi, çka ka detyruar familjarët që të bëjnë denoncim në organet e policisë.











