Një person ka mbetur i plagosur në qytetin e Laçit pas disa të shtënave me armë në afërsi të stadiumit të qytetit.
Konflikti ka ndodhur mes dy personave ndërsa motivi i sherrit ende nuk është sqaruar plotësisht. Mark Lleshaj, 54 vjec ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Albert Spaçi, 21 vjeç dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 54-vjeçari Lleshi.
Policia është vënë në kërkim të autorit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












