Ndërsa burime nga hetuesia kanë hedhur versionin se grabitësit e parave në Rinas kishin dijeni për makinën me më shumë para prandaj e kanë zgjedhur atë, burime të droni.al bëjnë të ditur se grabitësit kanë dashur të marrin edhe paratë e makinës tjetër.
Në atë makinë ndodheshin rreth 3 milionë euro, shumë më pak se në makinë e grabitur , por thesi ishte vendosur në një zonë të makinës që nuk dukej, tregon burimi për droni.al.
Banka në fjalë nuk ruan paratë me polici private por vetëm i transporton ato. Përgjegjës për sigurinë e parave është vetë banka që ka të punësuar punonjës për sigurinë.
Grabitësit nuk i kanë parë paratë dhe kanë menduar se thesi ishte hedhur në avion. Kanë goditur rojet me armë dhe janë larguar pa humbur shumë kohë.











