Një shtetas kosovar është vrarë në Zvicër nga një italian. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Winznaut, në kantonin gjermanishtfolës të Solothurnit. Behet fjalë për 32-vjeçarin shqiptar Arben Gashi, nga fshati Nekoc i Drenasit, i cili besohet se është vrarë gabimisht, pasi në shtëpinë e tij më herët kishte jetuar një serb, i cili mësohet të ketë pasur probleme me italianin.
Gashi është vrarë me tre plumba, ndërsa ishte duke u larë në banjë, teksa autori i vrasjes ka menduar se aty ndodhej serbi me të cilin ai kishte probleme. Italiani, i moshës 38-vjeçare, është arrestuar nga policia, dhe e ka pranuar vrasjen, e cila ka ndodhur në pasditen e 4 korrikut. Policia tani është në kërkim edhe të një personi, që besohet të ketë qenë pjesë e vrasjes.











