Mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Fiter Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet ditën e djeshme.
Nga sheshi “Skënderbej” deri para hotel Dajtit rruga ka qenë e mbushur me besimtarë që falnin Bajramin, ku merrnin pjesë edhe personalitete, politikanë e sportistë.
Përveç ritualit të veçantë që këtë vit drejtohej nga një prej Imamëve të Qabes në Mekë, këtë vit gjithë rituali është filmuar nga lart duke sjellë pamje madhështore.












