Analisti i njohur Charles Gave që parashikoi fitoren e Donald Trump në SHBA kur askush nuk e mendonte, thotë se Marine Le Pen do të fitojë në zgjedhjet e Francës.
Charles Gave, thotë se Le Pen do të dalë fituese.
Rundi i parë i votimeve do të mbahet këtë të diele derisa dy kandidatët e parë do të ballafaqohen në balotazh më 7 maj.
Kandidatja e ekstremit të djathtë në sondazhe është shumë afër Emmanuel Macron, i cili prinë. Ndërkohë kandidati konservator Francois Fillon është pak pas Le Pen, megjithëse u godit së fundi nga një skandal korrupsioni.











