• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Krimet e Rënda kërkojnë 5 vjet burg për gjyqtarin Rasim Doda

admin by admin
8 July, 2016
in Kronika
0
Krimet e Rënda kërkojnë 5 vjet burg për gjyqtarin Rasim Doda
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 5 vjet burgim dhe 3 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”.
Hetimi ndaj të pandehurit u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest në burg” dhe më tej në “arrest në shtëpi”.
Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon Dodën se i ka kërkuar 80 mijë euro një shtetasi, palë në një proces civil të drejtuar prej gjyqtarit, në këmbim të dhënies së vendimit në favor të personit që duhet të bënte pagesën.
Shtetasi, të cilit i ishte kërkuar pagesa prej 80 mijë euro, nuk ka pranuar të bëjë këtë “transaksion” në favor të gjyqtarit dhe, për këtë arsye, ai ka humbur në procesin gjyqësor civil.
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton në mënyrë të përmbledhur se: i pandehuri Rasim Doda, në cilësinë e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka kërkuar nga kallëzuesi Hasan Bushi në formën e përfitimit të parregullt një shumë prej 80.000 euro, me qëllim marrjen e vendimit gjyqësor në favor të këtij të fundit. Më konkretisht;
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me gjyqtar të pandehurin Rasim Doda, ka qenë duke u gjykuar çështja gjyqësore civile me pale kundërshtare shtetasen Gjinovefa Shehu dhe shoqëria “K……” sh. p. k, me përfaqësues ligjor shtetasin H. B. Në datën 20.04.2015 është shpallur vendimi gjyqësor përfundimtar lidhur me këtë çështje gjyqësore, me anë të të cilit është pranuar kërkesë padia e shtetases Gjinovefa Shehu dhe është rrëzuar kundërpadia e shoqërisë “K…..” sh. p. k.
Në datën 19. 04. 2015, në mbrëmje pas orës 20.00, kallëzuesi H. B., ka qenë duke shkuar te zyra e avokatit të tij F. L., ndërkohë është takuar në rrugë me të pandehurin Rasim Doda, i cili pasi i ka thirrur në emër i ka dhënë kallëzuesit një fletë të palosur duke i thënë se ky ishte vendimi për të nesërmen. Kallëzuesi ka hapur fletën e palosur ku ishte i shkruar dispozivi i vendimit gjyqësor dhe ka lexuar që sipas atij vendimi ishte pranuar pjesërisht kundërpadia e tij dhe se përfitonte një dëmshpërblim në shumën 88.659.066 lekë.
Në këtë moment, i pandehuri Rasim Doda i ka bërë me shenjë me dorë për ndonjë lek, duke i bërë me shenjë në pëllëmbën e dorës që kallëzuesit i ka lënë të kuptonte së kërkonte shumën prej 80.000 euro. Kallëzuesi i ka shprehur me gjeste të pandehurit se nuk kishte para, ndërkohë që i pandehuri pas këtij momenti është larguar, duke i bërë me shenjë me gjeste se nuk do ta fitonte gjyqin, si dhe duke i lënë në dorë kallëzuesit fletën në të cilën ishte shkruar dispozitivi i vendimit.
Kallëzuesi më pas ka shkuar i shqetësuar në zyrën e avokatit, të cilit i ka treguar për takimin me gjyqtarin e çështjes dhe se ky i fundit i kishte kërkuar një shumë prej 80.000 euro me qëllim dhënien e vendimit gjyqësor në favor të tij. Kallëzuesi i ka kërkuar avokatit numrin e telefonit të të pandehurit Rasim Doda dhe më pas i ka telefonuar disa herë, por i pandehuri nuk e ka hapur telefonin. Më pas, në orën 22:49 kallëzuesi i ka dërguar të pandehurit një mesazh telefonik duke i thënë se, “mos më merr në qafë kot, çdo muhabet e ke bërë me avokatin, bashkë komunikojmë dhe mirë është të ngelemi miq për jetë. H. B”. Këtë mesazh telefonik kallëzuesi ia ka dërguar përsëri të pandehurit edhe në orën 01:24 të datës 20. 04. 2015.
Të nesërmen, më datë 20.04.2015, kallëzuesi H. B., është telefonuar nga i pandehuri Rasim Doda, në orën 07:00, ndërsa në orën 10:57 kallëzuesi i ka dërguar të pandehurit një mesazh tjetër, me përmbajtje “Mendoj se si malësor do ta mbash llafin. Nuk mbake besë. Ke nivelin e një mashtruesi. Mos më akuzo mua. H. B.”.

Previous Post

Edi Rama krim federal në SHBA me para droge

Next Post

Ultimatumit Manjanit për ZRPP, AKPP dhe ALUIZNI: Deri në 1 shtator të kenë përfunduar të gjitha praktikat e vjetra

admin

admin

Next Post
Ultimatumit Manjanit për ZRPP, AKPP dhe ALUIZNI: Deri në 1 shtator të kenë përfunduar të gjitha praktikat e vjetra

Ultimatumit Manjanit për ZRPP, AKPP dhe ALUIZNI: Deri në 1 shtator të kenë përfunduar të gjitha praktikat e vjetra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.