Një sipërfaqe prej 4 hektarësh me drurë dhe shkurre është përfshirë nga zjarri në rrethin e Sarandës. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Burimi” në fshatin Volloder.
Zjarri rrezikon të përhapet më tej për shkak të temperaturave të larta. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse si dhe policia.











