Trafiku i përqëndruar vetëm në një rrugë në të gjithë zonën afër sheshit Skënderbej ka cuar në aksidentin tjetër sonte në mbrëmje. Një motocikletë u godit nga një makinë përballë hyrjes së Bashkisë së Tiranës.
Nga përplasja, drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë në trup. Ai është shoqëruar menjëherë në spital nga ambulanca.
Në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë që bllokuan qarkullimin në këtë aks për disa minuta dhe nisën hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.












