Ndeshja e finales së Euro 2016 u mbyll pa gola dhe vijon me shtesë ndërkohë që nëna e Kristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka lëshuar një akuzë të rëndë në rrjetet sociale ndaj Dimitri Paje i cili i dëmtoi të birin në pjesën e parë duke e nxjerrë atë jashtë loje.
“Nuk mund ta shoh kështu djalin tim. Në futboll objektivi është të godasësh topin, jo të dëmtosh një kundërshtar”, ishte mesazhi i saj, duke lënë të kuptohet se mendonte që ndërhyrja e Paje kishte qenë me dashje.












