Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Fier – Patos, në fshatin Portëz, teksa makina ka përplasur një motor.
Pas këtij momenti drejtuesi i automjetit ka dërguar për në spital në gjendje të rëndë 40-vjeçarin Igert Isufaj, por për shkak të plagëve të marrë ai nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë disa orë më pas. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e makinës, raporton /TCH.












