Një polici ka vrarë veten sot në banesën e tij në periferi të Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit në Pezë Helmës, në banesën e tij. Dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit punonjësi i policisë, E. K., 39 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












