Kreu i PD, Sali Berisha kërkon sot sërish dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut ndërsa theksoi se të dhënat e sigurisë kombëtare kanë kaluar në duart e bandave dhe armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s.
“Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut nga postet e tyre.
Çdo ditë që kalon po rrit në mënyrë eksponenciale zemërimin dhe revoltën tek qytetarët e Tiranës dhe qytetarët shqiptarë.
Po rrit vendosmërinë e tyre për t’i larguar me çdo çmim nga pushteti këta hajdutë që tejkalojnë me vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të gjitha vjedhjet që janë bërë në 113 vjet të shtetit shqiptar.
Bllokimi i drejtësisë nga Edi Rama, refuzimi për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, diktimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese janë aktet më të rënda, më të paprecedent në historinë e një shteti, është poshtërimi më i madh që u bëhet qytetarëve shqiptarë, duke u thënë atyre se ne u kemi vjedhur, u vjedhim dhe do t’u vjedhim sepse jemi mbi ligjin, mbi Kushtetutën dhe kjo përbën për çdo qytetar që beson në barazinë para ligjit dhe ligjin, që beson Kushtetutën dhe rendin kushtetuese.
Edi Rama përgjegjësitë i ka më të rënda se Lubi Balluku sepse nëse ata kanë vjedhur dhe shpërdoruar miliarda në veprat publike, ndërmarrja, kopshti privat i Edi Ramës, AKSHI, nuk është kontrolluar nga Lubi Balluku.
AKSHI ka qenë ekskluzivitet total i familjes Rama.
Në dosjen e AKSHI-t janë veprat më të shëmtuara në historinë e kombit, vjedhja e plotë dhe totale të gjitha të dhënave të sigurisë kombëtare dhe ato që vijnë nga Aleanca e Atlantikut të Veriut në Shqipëri.
Kalimi i këtyre të dhënave në duart e bandave dhe armiqve të betuar të kombit shqiptar dhe NATO-s”, deklaroi Berisha. a.b













