Qytetarët e Vlorës kanë përshkallëzuar protestën, duke dalë në rrugën kryesore të qytetit dhe duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Shkak për reagimin e tyre është mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm prej katër ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Banorët kërkojnë me ngulm praninë e kryebashkiakes Brunilda Mersini, e cila, sipas informacioneve, është shprehur se ndodhet në zonën ku ka ndodhur defekti. Qytetarët kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe kryetares së bashkisë. a.b













