Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e ditës së premte, datë 26 dhjetor ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
“Qeveri vendosi caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.
Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në këtë vendim. a.b











