Nënshkrimi i marrëveshjes
Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. nënshkruajnë kontratën e investimit për ndërtimi e fabrikës së parë MIDA Steel në Europë, në Elbasan, Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. nënshkruajnë zyrtarisht kontratën e re të investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve qëndrore dhe vendore, partnerëve strategjikë dhe të ftuarve, në Tirane.
Ky investim përfaqëson një projekt industrial strategjik për Shqipërinë, në përputhje me prioritetet kombëtare për inovacion, konkurrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Fabrikae re do të ndërtohet mbi teknologjinë MIDA Steel Concept tëkompanisë Danieli, një nga liderët botërorë në inxhinierinë dhe teknologjinë e industrisë së çelikut.
Drejtori i Financës i Kurum International, Z. Arif Shkalla u shprehse: “Kjo ditë është shumë e rëndësishme për ne pasi kemi arritur të firmosim një partneritet strategjik, një kontratë e rëndësishme për ne, për ndërtimin e një fabrike totalisht të re për prodhimin e çelikut në qytetin e Elbasanit me një vlerë investimi prej 150 milionë euro. Për herë të parë në Europë futet koncepti MIDA në këtë industri e cila bazohet në çelik të gjelbër e cila do te sjellë njezhvillim të qëndrueshëm me rëndësi të veçantë për ambjentin i cilika emetim zero të karbonit në atmosferë. Ky projekt nuk është vetëm një investim industrial por është një angazhim i qartë për zhvillim të qëndrueshëm, modernizim teknologjik dhe vlerë afatgjatë. Me ndërtimin e impiantit te parë MIDA në Europë, Shqipëria forcon pozicionin e saj strategjik dhe do të jetë konkuruese në një të ardhme europiane që na pret në të ardhmene afërt. Jemi krenarë për këtë partneritet me DANIELI e cila ështëkompania lider në botë në modernizimin e teknologjisë në industrinë e çelikut. Eksperienca dhe vizioni i tyre përputhet me objektivat e KURUM International për rritje të qëndrueshme dhetë përgjegjshme, modernizim industrial duke respektuar mjedisin dhe komunitetin lokal.”
Me realizimin e këtij projekti, Shqipëria do të bëhet vendi pritës iimpiantit të parë MIDA Steel në Europë, duke u pozicionuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregun europian të çelikut të gjelbër. Teknologjia MIDA mundëson efikasitet të lartë energjetik, reduktim të ndjeshëm të ndikimit mjedisor dhe standarde të avancuara prodhimi, në përputhje me politikat europiane përdekarbonizimin e industrisë.
Ndërkohë, përfaqesuesi i Danieli Group, Z. Federico Rocchetti, vuri theksin në faktin që impianti që Kurum ka përzgjedhur, implementohet për herë të parë në Europë. “Ky koncept i ri nëprodhimin e celikut për ndërtim, ul ndjeshëm konsumin e energjisë, minimizon emetimet e karbonit, duke plotësuar kushtet dhe garantuar parametrat mjedisore perfekt për çertifikimin siçelik i gjelbër, për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike të rajonit të Elbasanit, duke rijetësuar industrinëshqiptare. Falënderojmë KURUM për besimin që na kanë dhënë. Jemi të lumtur që jemi partnerë në këtë investim teknologjik i cilido të ndryshojë mendësinë e operimit të prodhuesve jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë e më gjerë. pasi ne mendojmë që do tëduhet të shërbejë si stimul për të gjithë ata që bëjnë investime në këtë drejtim për të ndihmuar në ruajtjen e ambjentit. Kemi nevojë për zgjedhje të guximshme si kjo që ka bërë KURUM pasi duhettë ruajmë të ardhmen tonë për ne dhe sidomos për fëmijët tanë. Falënderojmë KURUM për gjithçka dhe jemi gati për të nisur këtërrugëtim së bashku.”, u shpreh ai.
Kryetari Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, në fjalën e tijpërshëndetëse, tha: “Dua t’ju falenderoj shumë për bashkëpunimin që kemi patur deri tani ku Elbasani është një nga 100 qyteteteuropiane për uljen e nivelit të karbonit në atmosferë. Ne si bashkipo lidhim kontratat klimatike ku KURUM së bashku me biznesetë tjera në zonen industriale janë ndër të parat me të cilat kemi filluar diskutimet prej vitit 2021, të cilat patën një qasje positive për ndryshimin e teknologjisë. Më bëhet qejfi që sot flasim për një çelik të gjelbër – green steel dhe për një fabrikë e para ne Europëpër nga teknologjia e përdorur. Kemi parë fabrika në SHBA apo kontinente të tjera por në Europë nuk ishin implementuar akoma. Më bëhet qejfi, që edhe në kuadër të projektit për të ulur emetimete karbonit në Elbasan, të kemi këtë industri të re e cila është domethënëse për bashkinë Elbasan dhe industrinë e çelikut. Dilemën që ne kemi patur gjithmonë, qytet industrial apo qytet turistik, tashmë e kemi zgjidhur duke patur një industri të gjelbër dhe një turizëm të qëndrueshëm në Elbasan. Në fakt kjo është ajo që po punojmë dhe kjo është ajo që kemi pritur apo presim nga bizneset tona. Une kam një falënderim për KURUM sepse pavarëaisht që fabrika ka qenë e mbyllur, kompania po paguan punonjësit e saj sipas një marrëveshje të arritur më herët mes kompanisë dhe Bashkisë Elbasan.”
Për këtë projekt totali i investimit është rreth 150 milionë Euro, duke arritur kapacitetin e prodhimin vjetor në afër një milion ton hekur ndërtimi dhe produktet e tjera të celikut. Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj dhe me vënien në punë të kësaj fabrike tëre, do të rikthehen eksportet e çelikut shqiptar në rajon, duke synuar tregjet europiane së bashku me udhëtimin e Shqipërisëdrejt pranimit në Bashkimin Europian.
Investimi pritet të kontribuojë ndjeshëm në modernizimin industrial, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimitme vlerë të shtuar dhe forcimin e zinxhirit industrial vendas. Njëkohësisht, projekti përforcon rolin e Elbasanit si qendër industriale strategjike dhe rrit atraktivitetin e Shqipërisë përinvestime të avancuara dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit. adv










