• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta e opozitës në Shqipëri jehonë në mediat ndërkombëtare: Kërkohet largimi i qeverisë pas akuzave për korrupsion

droni by droni
23 December, 2025
in Kryesore, Politika
0
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e organizuar nga opozita shqiptare në Tiranë ka marrë jehonë të gjerë në qindra media ndërkombëtare, të cilat raportojnë për përshkallëzim të tensioneve politike dhe akuzave për korrupsion në vend.

Gazeta më e madhe në Gjermani dhe Europë, BILD, i ka kushtuar vëmendje të veçantë protestës, duke publikuar edhe pamje video nga zhvillimet në kryeqytet. Media gjermane shkruan se protestat kundër korrupsionit po intensifikohen, ndërsa përshkruan skena ku u hodhën bomba molotov ndaj selisë së qeverisë.

“Mijëra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan përpara godinës së qeverisë në Tiranë. Prej javësh, Shqipëria po përjeton tensione dhe përplasje. Protesta drejtohet edhe kundër zëvendëskryeministres, e cila vijon të mbajë detyrën pavarësisht një urdhër-arresti,” raporton BILD.

Një protestuese citohet të ketë deklaruar:

“Kemi ardhur këtu për të protestuar kundër qeverisë më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.”

Media gjermane thekson gjithashtu se Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë kritikojnë korrupsionin e përhapur dhe përqendrimin e pushtetit nga Partia Socialiste.

Edhe media britanike GB News raporton se protestat shpërthyen gjatë natës pasi prokurorët ngritën akuza ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për korrupsion të dyshuar. Sipas raportimit, molotovë u hodhën drejt ndërtesave qeveritare, ndërsa policia me pajisje kundër trazirave ruajti institucionet pa ndërhyrë drejtpërdrejt ndaj protestuesve.

Balluku akuzohet se, së bashku me zyrtarë të tjerë dhe kompani private, ka përdorur fonde shtetërore për të favorizuar subjekte të caktuara në projekte të mëdha infrastrukturore. Ajo i ka quajtur akuzat “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, duke deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë.

Një nga protestuesit, Arben Sulo, deklaroi për mediat:

“Kemi duruar mjaft. Flitet për dhjetëra e qindra miliona euro të vjedhura dhe ajo nuk jep dorëheqjen. Kjo është e turpshme.”

Ndërkohë, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut për të lejuar arrestimin e saj. Ende nuk dihet se kur do të votojë Parlamenti, ku mazhorancën e mban Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama.

Tensionet janë shfaqur edhe brenda Kuvendit, ku deputetë të opozitës u përplasën me gardën, ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të Kuvendit dhe zunë vendet e ministrave, në përpjekje për të bllokuar seancat parlamentare.

Edhe media bullgare BGNES raporton se mijëra qytetarë dolën në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas akuzave ndaj Ballukut për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik. Sipas BGNES, Rama ka dalë publikisht në mbrojtje të saj dhe ka lënë të kuptohet se mazhoranca nuk do të mbështesë veprimet e SPAK përpara një vendimi të Gjykatës Kushtetuese në janar.

Zemërimi publik është shtuar edhe nga zhvillimet në Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI), ku SPAK ka kryer bastisje për dyshime mbi manipulim tenderësh. Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi, janë vendosur në arrest shtëpie. AKSHI konsiderohet një institucion kyç për qeverisjen dixhitale dhe funksionimin e portalit e-Albania.

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protestat do të vazhdojnë:

“Nuk mund të ketë parlament me ata që vjedhin dhe vrapojnë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë.” a.b

Previous Post

4 persona të arrestuar pas protestës së PD-së, 7 të tjerë në hetim

Next Post

Berisha prezanton publikon raportin për zgjedhjet, mbi 1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova

droni

droni

Next Post

Berisha prezanton publikon raportin për zgjedhjet, mbi 1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.