Sekretariati i Etikës vendosi sot përjashtimin e disa deputetëve të opozitës nga lista me 29 emra që ishte propozuar nga deputetët e PS.
Në mbledhjen e sotme që nisi në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste u përjashtuan 6 deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka. Ata u përjashtuan për 30 ditë nga punimet e Kuvendit.
Ngjarja lidhet me seancën ku u betua Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani, dhe korrupsionin e Ballukut dhe AKSHI-it, ndërsa opozita shkaktoi ndërprerje dhe përplasje në sallën e Kuvendit.
PS kishte masa disiplinore që variojnë nga pezullimi 10 deri në 60 ditë për deputetët e përfshirë. a.b










