Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot shifrat tronditëse të barbarive serbe në Kosovë. Ju po mohoni gjenocidin në Kosovë, po shkelni mbi gjakun e tyre, u tha Berisha deputetëve socialistë që nuk pranojnë votimin e një rezolute që njeh dhe dënon genocidin serb ndaj shqiptarëve.
LISTA/ Gjatë periudhës 1998-1999,forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra të evidentuara ndaj popullsisë së pambrojtur të saj.
Kështu, u vranë rreth 1400 fëmijë.
Dhe po citoj:
Likoshan- 24 viktima civile.
Në Çirez-24 viktima civile.
Prekaz- 59 viktima civile. 55 të familjes Jashari.
Lybineç- 10 viktima civile.
Fortesë- 12 viktima civile.
Rrancë, Shtimje- 11 viktima civile.
Kleçkë- 8 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur, viktima civilë.
Shalë e Bajgorës- 12 viktima civile.
Çyçavicë- 24 viktima civile. 6 të mbytur me çekan në kokë.
Gulboc- 14 viktima civile.
Abri e Epërme- 24 viktima civile të familjes Deliaj.
Lubeniç- 100 viktima civile, prej tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë deri në moshën 2 vjeçare.
Raçak- 43 viktima civile.
Ura e Rakovinës- 4 viktima civila.
Leshan- 29 viktima civile.
Vushtri- 9 viktima civile.
Mitrovicë- 6 viktima civile.
Podujevë- 4 të vrarë dhe 11 të plagosur, viktima civile.
Skënderaj- 29 viktima civile.
Kaçanik- 26 viktima civile.
Podujevë- 36 viktima civile.
Celinë- 82 viktima civile.
Goden- 28 viktima civile.
Ramdobravë- 8 viktima civile nga familja Pajaziti.
Krushë e Vogël- 113 viktima civile.
Krushë e Madhe- 241 viktima civile.
Suharekë- 28 viktima civile.
Suharekë- 48 viktima civile, anëtarë të familjes Berisha.
Padalisht- 19 viktima civile, anëtarë të familjes Imeraj.
Landovicë- 23 viktima civile.
Mamushë- 18 viktima civile.
Dardhishtë- 11 viktima civile nga familja Rama.
Gjakovë- 6 viktima civile nga familje Çerkezi.
Izbicë- 114 viktima civile.
Prishtinë- 21 viktima civile.
Podujevë- 19 viktima civile, anëtarë të familjes Duriçi, Bogujevci, Lugaliu dhe Gashi.
Deçan- 46 civilë të vrarë dhe të zhdukur.
Dumnicë e Epërme-6 viktima civile nga granatimi.
Mitrovicë- 4 viktima civile.
Llashticë- 2 viktima civile, disa të djegur të gjallë.
Malishevë- 34 viktima civile.
Lybeniç- 69 viktima civile.
Gjakovë- 6 viktima civile, nëna me 5 fëmijë të moshës së mitur.
Rahovec- 31 viktima civile.
Karlan- 100 viktima civile.
Prishtinë- 7 viktima civile.
Popovë- Shumë viktima civile, të gjithë refugjatë të brendshëm.
Kokaj- 6 viktima civile.
“Ata që shkelin mbi gjakun, sakrificën e tyre, këtij gjenocidi të tmerrshëm, ata nuk janë jo shqiptarë, por ata nuk janë njerëz.
Ata janë në nivelin e njeriut primitiv ose të kafshës.
Por ju të tillë nuk mund ta paraqisni veten.
Këto shifrat që ua dhashë unë këtu janë të rezolutës së parlamentit të Kosovës, të cilën ne duhej ta adoptonim menjëherë.
Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh veten si shqiptar, të mohosh ndërgjegjen e kombit tënd, do të thotë të jesh një qenie pa ndërgjegje as shoqërore, as njerëzore, as kombëtare”, tha Berisha duke iu drejtuar deputetëve socialistë. a.b










