Gjykata e Tiranës në momentin e mbërritjes se Elvis dhe Gjon Shkambi
Dy të pandehurit Elvis dhe Gjon Shkambi dolën sot para Gjykatës së Tiranës nën masa të rrepta sigurie, në lidhje me akuzën për vrasjen e gjyqtarit. Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani, ndërsa përfaqësues i akuzës ishte prokurori Arenc Çela.
Në të njëjtën seancë u paraqit edhe punonjësi i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj, i cili është nën hetim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Gjykata vendosi që Elvis dhe Gjon Shkambi, xhaxha e nip, të qëndrojnë në burg, pasi ndaj tyre rëndojnë prova dhe dyshime për përfshirje në ngjarjen e rëndë ku humbi jetën gjyqtari.
Po ashtu, masa e sigurisë “arrest në burg” u vendos edhe për efektivin e sigurisë së gjykatës, i cili dyshohet për shkelje të detyrës në lidhje me rastin. a.b











