Kleviol Ahmeti
Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio pritet të ekstradohet në Shqipëri nga Dubai pas 3 muajsh që ai është arrestuar bë këtë vend.
Cllevio është një këngëtar dhe personazh i rrjeteve sociale veçanërisht aktiv në TikTok dhe platforma të tjera online. Ai ka lindur në Lushnjë në vitin 1986 dhe ka jetuar për 11 vite në Bronx, Nju Jork, ku u bë pjesë e grupit të njohur të repit shqiptaro-amerikan “The Bloody Alboz”.
Ai ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Unikkatil, Don Phenom, Klepto, Kobra, Presioni, OG043 dhe Ledi Vokshi ndërsa është njohur për përfshirjen në konflikte publike, sidomos me reperin Noizy.
Ai ka qenë i dënuar dhe arrestuar disa herë për vepra penale, përfshirë trafik droge dhe probleme të tjera me policinë; ka kryer burgime si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit, së fundi në Dubai. m.k












