Pamje nga përgjimet e Agasit, Beqirit dhe Karçanaj
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me rrëmbimin e Geron Meçes, biznesmen i fushës dixhitale, ku pamjet e kamerave të sigurisë dhe transkripti shoqërues hedhin dritë mbi mënyrën e organizimit të ngjarjes.
Për rrëmbimin e tij akuzohen Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Sipas pamjeve filmike një automjet tip SUV ndalon pranë trotuarit. Nga dera e pasme dhe krahu i shoferit zbret një person i dytë, i cili mban kapelë të zezë, bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të bardhë dhe një jelek të ngjashëm me ato të Policisë së Shtetit, me mbishkrimin “POLICIA”.
Në të njëjtin moment, nga automjeti del edhe shoferi, i cili sipas përshkrimit mban maskë të zezë në fytyrë, syze të zeza, kapelë të zezë, xhinse ngjyrë blu, atlete të zeza, si dhe një jelek të ngjashëm me uniformën e Policisë së Shtetit, po ashtu me mbishkrimin “POLICIA”.
Pamjet ilustruese tregojnë qartë se autorët kanë përdorur elementë maskimi dhe veshje që imitojnë forcat e rendit, çka dyshohet se është bërë për të mos ngjallur dyshime dhe për të realizuar më lehtë rrëmbimin e Geron Meçes.
Burime hetimore bëjnë me dije se këto pamje janë pjesë e provave të administruara nga grupi hetues i SPAK çështjen e AKSHI. a.b










