Protestuesit e ‘Shqipëria bëhet’ u sulmuan sërish këtë mbrëmje nga policia.
Ata janë konfrontuar me efektivët e policisë, të cilët kërkuan të merrnin një gjenerator në zonën e protestës.
Përplasjet janë shtrirë mes forcave të rendit dhe pjesëmarrësve në protestë, përfshirë edhe vetë Lapajn. Pamjet e incidentit janë publikuar nga kreu i “Shqipëria Bëhet” në llogarinë e tij në Facebook. Pikërisht në momentet e tensionit, Lapaj pati një problem shëndetësor, dhe më pas e mori veten pa lënë protestën.
Prej disa ditësh, Adriatik Lapaj qëndron i vendosur përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tij. Një natë më parë policia i hoqi edhe çadrën. a.b










