Ndërtesa ku ndodhet KLP
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përcaktuar datën 9 dhjetor si ditën kur do të zhvillohet mbledhja për emërimin e Joni Ketës në detyrën e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Vendimi vjen pasi KLP ka përfunduar procedurat e vlerësimit dhe ka miratuar kandidaturën e Ketës, i cili aktualisht mban pozicione drejtuese brenda strukturave të hetimit.
Mbledhja e 9 dhjetorit pritet të formalizojë emërimin e tij në krye të një prej strukturave kyçe të sistemit të drejtësisë, që luan rol të rëndësishëm në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë. a.b











