Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit është përfshirë nga flakët një banesë dykatëshe në lagjen Perash. Në banese banonte me qira familja e Gjovalin Skabona.
Dëshmitarët tregojnë se në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi ndodheshin gruaja dhe tre fëmijët, por fatmirësisht kanë arritur të dalin nga banesa pa dëmtime.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.












