Vendi i ngjarjes
Atentat ne Elbasan, qëllohet për vdekje biznesmeni Mond Mëhalla ose ndryshe Edmond Hyka.
Mëhalla u qëllua pranë një karburanti pronë e tij ndërsa ishte në makinë. Besohet se atentatorët qëndronin në një makinë tjetër ndërsa viktima ka marrë 3 plumba.
Policia është në vendngjarje.
“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia e Elbasanit. m.k










