• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Vlera e fjalës së disa ofiqarëve dhe vlera e veprimit të shumë qytetarëve

droni by droni
29 November, 2025
in Kryesore, Politika
0
GENC POLLO/ Të mos dëgjojmë hipokritët që thonë ‘bëni si them unë po jo si bëj unë’
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo*

1-E kënaqura znj. Kos.

Me të drejtë deklarata e znj. Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin e Bashkimit Europian se “zgjedhjet (parlamenare të 11 majit ) ishin të lira e të ndershme por ne mirëpresim sugjerime për përmirësimin e tyre” shkaktoi habi e irritim dhe u dënua nga opozita. Të hënën fatmirësisht  zëdhënësi i Komisionit Europian e korrigjoi Komisioneren duke ju referuar progres-raportit mbi Shqipërinë: në këtë tekst përmenden pothuaj të tëra shkeljet e vërejtura në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë; të tilla që  asnjë mëndje, qoftë edhe gjysëm e shëndoshë, nuk mund t’i asocionte me konceptin “free and fair”.

Një tjetër deklaratë e znj. Kos, sa problematike aq edhe dëftuese, tërhoqi më pak vëmendje: e pyetur për rastin Balluku Komisionerja i tha A2 CNN se raste korrupsioni ka edhe në Europë por e rëndësishme është  se si reagon gjyqësori dhe politikanët. “Dhe unë jam e kënaqur të dëgjoja sot se qeveria do të zbatojë vendimet e gjyqësorit (will follow the decisions from the judiciary)”. Znj. Kos e dha këtë intervistë mbas konferencës së shtypit me KM Rama ku ky i fundit shprehu pakënaqsinë e mosdakordësinë e tij për vendimin e GjKKO që pezulloi ministren Balluku, por dhe njoftoi se do i kërkonte Gjykatës Kushtetuese anullimin e këtij vendimi që ishte tashmë efektiv.  Kushdo që njeh kontekstin dhe që supozon se edhe znj. Kos e njeh kontekstin do të konkludonte se Komisionerja:

a- ishte e kënaqur që një ministër qëndron në post tre javë mbasi është e marrë e pandehur dhe mbasi kanë dalë në shesh pasazhe tronditëse nga dosja penale;

b- ishte e kënaqur që ministri nuk jep dorëheqjen as kur Gjykata e pezullon nga posti për disa shkaqe përfshi recidivizmin e mundshëm me tenderat(!).

c- ishte e kënaqur që kryeministri nuk e shkarkoi ministrin as para tre javësh (marrje e pandehur) e as para tre ditësh (pezullim nga posti) por përkundrazi e kthen veten në avokat personal të të pandehurës dhe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me arsyetimin interesant e dëftues se pezullimi, ndër të tjera, pengonte integrimin e Shqipërisë në BE.

Me dashamirësi mund të thonim se deklarata e Marta Kosit mund të ishte një formulim spontan i pazhdërvjellët; po ashtu mund të shtonim pa sarkazëm se respektimi nga Rama i pezullimit të ministres nga gjykata është progres krahasuar me injorimin dy vjet më herët të Gjykatës Kushtetuese në rastin Xhaçka. Por dashamirësia kufizohet kur zyrtarë të tjerë të Komisionit Europian, jo vetëm nuk e korrigjojnë “lapsusin” e Komisioneres, por e thellojnë atë. Kështu Ambasadori i BE në Shqipëri në një intervistë me Top Channel një javë para vizitës së znj. Kos i pyetur për rastin Balluku reagoi duke përmëndur vetëm parimin e “prezumimit të pafajsisë”.  Edhe për të, si për shefen e tij, parimi i përgjegjësië shtetërore, i llogaridhënies së pushtetit, i qeverisjes së mirë dhe i besimit të publikut nuk vlenin të përmëndeshin në rastin e ministres Balluku e KM Rama. As nuk e panë me vend të shprehnin konkretisht përkrahje për magjistratët e kësaj dosjeje, të cilët ndryshe nga ata të dosjes Veliaj, nuk janë përballur vetëm me logore verbale, por me kërcënime fizike personale e familjare.

Znj. Kos e ambasadori mund të ishin përgjigjur me frazat standarte të progres-raporteve si “Luftimi i korrupsionit është një kusht madhor për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE” ose “Shqipëria duhet të bëjë më shumë parandalim të korrupsionit dhe jo vetëm ndjekje penale”. Mund të kishin thënë edhe se nuk komentojnë rastet individuale e ta linin me kaq. Por ata fatkeqësisht dhanë përshtypjen se ishin në krah të Ballukut dhe të Ramës që mbron Ballukun. Një sjellje e tillë përforcon perceptimin se për një kategori burokratësh të Brukselit vlerat si ligjshmëria e demokracia janë variabla në ekuacionet e oportunizmit.

2-Si u kthye në Serbi kënaqësia në pakënaqësi

“I bëjmë thirrje ofiqarëve më të lartë të Bashkimit Europian që të mos bëjnë deklaratave të pabaza që lavdërojnë procesin e reformave në Serbi”.

Kush mendon  se perceptimi i mësipërm për burokratët e Brukselit është ekzagjerim kafeneje i shqiptarëve të painformuar, duhet të dijë se fjalia më lart nuk është e opozitarëve serbë apo kritikëve vendas të regjimit të Vuçiçit. Kjo fjali çel pikën 27 të rezolutës mbi Serbinë të Parlamentit Europian të miratuar pothuaj me konsensus (vetëm 16% kundra) para një muaji (në 22.10.2025).

Në fakt kundërshtarët e Vuçiçit prej vitesh binin dakord se qasja ndaj Serbisë nga ana e Komisionit Europian dhe e ndonjë shteti anëtar ishte zhveshur nga vlerat europiane si demokracia e shteti ligjor; por ata debatonin për shkaqet e mundshme të kësaj qasjeje: nevoja e Brukselit për një rast suksesi? Nevoja për stabilitet? Blerjet e armatimeve franceze,  Oferta e Gjermanisë për litium apo dërgimi i municionit në Ukrainë?

Kjo qasje arriti kulmin me vizitën në Beograd të znj. von der Leyen, Presidentes së Komisionit Europian, në tetor 2024 ku ajo në prani të mikpritësit Vuçiç lavdëroi me pathos reformat e qeverisë që e bënin vendin një “kandidat ndër më të avancuarit për në BE”.

Një vit më vonë qëndrimi i BE ndaj Serbisë ka ndryshuar rrënjësisht: mbas  kritikave të hershme të Parlamentit Europian tanimë edhe Komisioni e disa shtete anëtare flasin me pathos për regres demokratik. Në Serbi vazhdon debati rreth motiveve të kësaj kthese: disa shohin mbushjen e kupës nga orientimi gjeopolitik jo europian i Vuçiçit, të tjerë shohin protestat masive e të vazhdueshme të studentëve. Ajo që konstatohet me siguri ishte se lavdërimet shumëvjeçare të ofiqarëve europianë për Vuçiçin sot janë hedhur në kosh.

A do të kenë të njëjtin fat edhe lavdërimet e ngjashme për Edi Ramën dhe nëse po kur? Përgjigja e saktë ndaj kësaj pyetje nuk është e kollajshme edhe pse asgjë nuk përjashtohet. Ajo që mëson “kthesa ndaj Serbisë” është se llafet e bukura, sidomos kur janë në kontrast me realitetin, shkrihen si akulli në diell.

3-Më mirë në bulevardin e ftohtë e me shi se derr i kënaqur në shtëpi

Mbrojtja që Rama po i bën Ballukut është vërtet pa precedent. Deri tashti Rama është kujdesur që të akuzuarit, nga Tahiri, Koka, Çyrbja tek Beqja, të jepnin dorëheqjen nga posti (ministër ose deputet)

Kurse Ballukun nga 30 tetori nuk e shkarkon (dot) ose nuk e detyron (dot) të dorëhiqet (çka detyron gjykatën të pezullojë ministren). Në vijim Rama  po e mbron Ballukun duke paditur  Gjykatën e Posçme në Gjykatën Kushtetuese duke shkelur mbi qendrimin e tij të mëparshëm se zyrtarët socialistë të pandehur duhet të marrin privatisht një avokat. Cilido mund të konkludojë se Rama për herë të parë po tregohet i pafuqishëm, madje i kapur e i shantazhuar. Për heshtjen fatkeqe të bagëtisë parlamentare të Partisë Socialiste nuk ja vlen të flitet.

Por konkluzioni më i rëndësishëm është se kjo që po ndodh është një fyerje pa precedent për shoqërinë e për publikun. Dhe më të dobishme se analizimet smart me lloj lloj shpjegimesh objektive e fantaziste janë reagimet që e refuzojnë “normalitetin e ri” të Ballukut ende në post apo të Ballukut me avokat Ramën. Opozita në Kuvend lipset të kërkojë mocion me debat  për rastin Balluku; dhe t’a rikërkojë atë sapo miniballukët parlamentarë të votojnë kundra.

Ashtu si dhe për Veliajn le të mbahet tubim proteste periodik para Kryeministrisë. Dhe nuk ka rëndësi se pse opozita e madhe mbledh 400 vetë dhe ajo e vogël vetëm 14 vetë. Rëndësi ka që provohet se ka ende qytetarë me dinjitet.

*Genc Pollo, President i Paneuropës Shqipëri, 29 nëntor 2025

Previous Post

Gjirokastër, kokainë, armë, celularë dhe cigare kontrabandë

Next Post

Te dielën bllokohet rruga Kakavijë-Janinë, orët që nuk kalohet

droni

droni

Next Post
EMRI/ Kakavijë, kërkohej prej më se 1 viti, prangoset cakranjoti

Te dielën bllokohet rruga Kakavijë-Janinë, orët që nuk kalohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.