Një fotomontazh ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale.
Dy foto, pretendojnë se denoncojnë një skandal të vërtetë.
Pas injorimit që drejtuesit e institucioneve shtetërore i bënë pritjes së mundshme në aeroport të nënkampiones së Europës në atletikë, Luiza Gega, presidenti i Federatës e çon edhe më tej këtë injorim.
Sipas fotomontazhit, presidenti ka marrë një limuzinë, sa “për sy e faqe” ku ka hipur nënkamiponen dhe pas disa metrash, kur gazetarët dhe kamerat i kishte lënë pas shpine, e ka zbritur nënkampionen…












