Salla e shfaqjeve në ‘Skampa’
Teatri “Skampa” në Elbasan do të mirëpresë këtë fundjavë një prej shfaqjeve më të dashura për fëmijë: “Kësulkuqja”, një produksion i Teatrit Shëtitës për Fëmijë, i cili premton argëtim, energji dhe kujtime të bukura për vogëlushët dhe prindërit e tyre.
Shfaqja do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, më 29 dhe 30 nëntor, në orën 11:00, ku të gjithë fëmijët e qytetit janë të ftuar të marrin familjarët dhe të shijojnë një orë plot lojëra, muzikë, humor dhe kërcime.
“Kësulkuqja”, e sjellë në skenë me ritëm, dritë dhe momente ndërveprimi, ka si veçori të veçantë përfshirjen e fëmijëve, të cilët shpesh ftohen të ngjiten në skenë bashkë me aktorët, duke e kthyer shfaqjen në një eksperiencë të paharrueshme. Sipas organizatorëve, kjo ndërveprim i bën fëmijët më të lirshëm, më të gëzuar dhe i afron me botën e teatrit.










