SPAK nuk i miraton lejen Erion Veliajt për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Burime pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) konfirmojnë se kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk i është miratuar kërkesa për të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak, ku pritet të diskutohet dhe të miratohet buxheti i Bashkisë për vitin e ardhshëm.
Veliaj ndodhet aktualisht nën masë sigurie arrest në burg.
“Sipas burimeve, kërkesa e tij për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje nuk është aprovuar.
E njëjta praktikë që është ndjekur edhe në raste të ngjashme përfshirë fFredi Belerin. a.b










