Belinda Balluku dhe Gentian Gjyli
Erald Elezi dhe Gentian Gjyli janë dy nga 5 personat e tjerë që janë marrë me masë sigurie arrest shtëpie këtë të enjte.
Ndërsa mësohet për një akuzë të re shtesë ndaj Ballukut që lidhet me Unazën e Re të Tiranës.

Erald Elezi, ish anëtar i KVO, aktualisht drejtor i KESH
Gjykata e Posaçme ka vendosur dy masa të reja arresti në shtëpi për zyrtarë vartës të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se vendimi është marrë një ditë më parë nga gjyqtari Erion Çela, ndërsa sot i është dërguar institucioneve për zbatim. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar për dy zyrtarë të tjerë të përfshirë në çështje, në vijim të hetimeve të SPAK.
Po ashtu gjykata vendosi pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila po hetohet për procedurat e tenderit të ndërtimit të tunelit. a.b










