Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot deklaratën e Grattierit, prokuror i Napolit, dhënë medias italiane një ditë më parë ku thekson se Shqipëria ka tiparet e narkoshtetit. Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët, theksoi Berisha.
“Unë kam zgjedhur këtu intervistën e djeshme të një prej prokurorëve më guximtarë të Italisë, të Napolit, Nicola Grattierit, i cili thotë se Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë.
Dhe jo vetëm kaq, por thotë se Shqipëria është i vetmi vend ku organizatat kriminale shqiptare lajnë paratë në vendin e tyre sepse janë një me qeverinë dhe institucionet.
Nuk guxon Ndragheta t’i lajë paratë në Itali sepse antimafia e gozhdon.
Por në Shqipëri, kanë parajsën e tyre.
Besoj se me këto publikimet e sotme, nuk mundet të kundërshtojë njeri burimet, lidhjet e Edi Ramës me grupet narko-terroriste të planetit dhe burimet e narkoshtetit në Shqipëri”, deklaron Berisha. a.b










