E kishin fshehur lëndën narkotike nën timon ndërsa po e transportonin lëndë kokainën me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.
Sekuestrohen lënda narkotike, 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 3 shtetasit e vënë në pranga.
“Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
• A. Rr., 20 vjeç, J. R., 25 vjeç dhe L. K., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës”, njoftoi policia e Vlorës.
Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan gjithashtu 4 aparate celularë, si dhe automjeti me të cilin qarkullonin 3 shtetasit. a.b










